TIRANE– Përpos tensioneve dhe debateve politike, ajo çka tërheq vëmendje në ditët e seancave plenare apo mbledhjeve në Komisione, është vëmendja që politikanët i kushtojnë aparencës së tyre. Momente të tilla nuk mund t’i mungonin as këtë javë rubrikës humoristike në emisionin “Kjo javë” me Nisida Tufën në “News24”.

Deputetët të veshur me kostume elegante, e po kështu edhe deputetet e Kuvendit të kujdesura me vëmendje për look-un e tyre, nuk mund t’i shpëtojnë objektivit të kamerave, teksa futen në sallën e seancave plenare.

E për të kaluar më tej brenda sallës, janë momentet e takimeve mes kolegëve deputetë, shkëmbimi batutave, selfiet me njëri-tjetrin, apo edhe replikat mes mazhorancës dhe opozitës.
gfgs
Pjesë e kësaj rubrike, është edhe debati në Komisionin e Medias, ku deputetët e opozitës kundërshtuan praninë e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, në mbledhje.

“Këtu është parlament. Dil përjashta! Dil përjashta. Nxirreni përjashta. Nxirreni. Ec!”, thotë deputeti Flamur Noka teksa i afrohet kryebashkiakut Veliaj.

“Teatri do bëhet”, thotë Veliaj.

Por debati me kryebashkiakun vijoi edhe jashtë ambienteve të sallës së Komisionit të Medias.
Nuk mund të mungonte në rubrikën humoristike të kësaj jave, një ankesë e një qytetareje nga Himara drejtuar kryeministrit Rama gjatë bashkëbisedimit që zhvilloi të premten me banorët. Por ajo çka ra në sy, ishte fakti se gruaja foli gjatë gjithë kohës në gjuhën greke, dhe kryeministri e falënderoi në greqisht po ashtu.
uuu
Po në këtë takim kreu i qeverisë iu përgjigj edhe një qytetari që tha se “gratë dhe burrat kanë të drejta të barabarta”.

“Të drejta të barabarta kanë në letër, se në realitet ndodh ndryshe”, u shpreh kryeministri Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb