Çokollata më e shtrenjtë u ekspozuar të premten në panairin e çokollatës në Portugali. Ky edicion i kufizuar përmban mija bonbone të çokollatës të cilat kushtojnë 7 mijë e 729 euro.

Secila është e mbuluar me arë i cili mund të hahet, ndërsa këto çokollata i ruajnë dy rojtarë.  Çokollatat janë të mbushura me shafran, tartuf të bardhë, vanilje nga Madagastari dhe letër nga ari.

Krijuesi i kësaj çokollate, portugezi Daniel Gomesh, tha se kjo çokollatë në formë diamanti është bërë pjesë e librit Guinness, si çokollata më  e shtrenjtë në botë.


Vendi në të cilën është ekspozuar çokollata ka formën e kurorës dhe është e bërë me 5 mijë e 500 kristale Swarovski.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb