Cristiano Ronaldo është shpallur nga FIFA si lojtari më i mirë i vitit 2016-të. Portugezi është vlerësuar më së shumti për triumfin me kombëtaren e tij në Europianin e Francës. Gjithashtu Ronaldo ka fituar edhe mjaft trofe me Realin e Madridit, ku më i rëndësishmi është “Uefa Champions League”.

Ky çmim është i ngjashëm me “Topin e Artë”, të cilin portugezi e fitoi një muaj më parë. Të dy këta trofe vitin e kaluar ishin në një të vetëm, por krisja e FIFA-s me revistën franceze “Francë Futboll”, e cila është ajo që ka patentën për “Topin e Artë”, ka bërë që këtë kësaj here të jepen të ndarë.

Për Ronaldon konkretizohet në këtë mënyrë një vit fantastik, pasi si në aspektin individual, ashtu edhe atë në grup, ai ka arritur të marrë pothuajse të gjithë trofetë e mundshëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb