Duket e pabesueshme, por është e vërtetë. Dikush ka bllokuar tualetet e restoranteve në Gjenevë me kartëmonedha prej 500 euro të prera, shkruajnë mediat zvicerane, por edhe ato ndërkombëtare, që kanë mbetura të habitura me këtë ngjarje.

Siç raportojnë mediat, tualetet janë bllokuar në tri restorante, si dhe në një bankë, përcjell albinfo.ch.

Një nga tualetet në piceri ishte e tejmbushur me monedha prej 500, derisa autoritet kanë filluar hetimet me këtë ngjarje, aspak të zakonshme.

Në lidhje me këtë rast ka pasur raportime të ndryshme, ndërsa mësohet se dy persona janë ndaluar, kurse shuma e ‘çuar dëm’ është 100 mijë euro.

Zyrtarët përgjegjës kanë thënë se fillimisht do të hetojnë nëse paratë lidhen me ndonjë aktivitet kriminal, derisa shkatërrimi i kartëmonedhave nuk përbën shkelje të ligjit.

Sipas “Tribune de Geneva”, të arrestuarat janë dy gra spanjolle, të cilat kishin fshehur paratë në një vend të sigurt, derisa ende nuk dihet motivi, pse kanë hedhur paratë në tualet.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: