TIRANE- Luçiano Boçi ka qenë zëri i parë nga rradhët e opozitës që ka komentuar darkën mes kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i PD-së i Qarkut të Elbasanit është shprehur me ironi se “Shqipëria ka ik për “peshk” (shqopë)! Duhet shpëtuar nga peshkaqenët!”, – shkruan ironikisht Boçi duke iu referuar faktit se darka Rama-Meta u zhvillua në një restorant me prodhime deti në kryeqytet tek zona e “Pazarit të ri”.
17760537_10155164495382760_1892767981_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb