Emma Watson sërish në përpjekjen e saj për barazinë gjinore. Artistja ka marrë pjesë në World Economic Forum në Davos, për të lançuar fushatën e re për barazinë gjinore ‘Heforshe’ (ai për atë), që ka për qëllim integrimin e femrave në botën e punës, nëpërmjet koordinimeve me qeverinë, universitetet dhe ndërmarrjet. E famshme për rolin e saj të Hermione në sagën e Harry Poter, ajo mbajti një diskutim në favor të barazisë mes meshkujve dhe femrave, shtatorin e kaluar në Pallatin Vetro në Kombet e Bashkuara.

‘Femrat përbëjnë gjysmën e këtij planeti, por ato konsiderohen fare pak’, ka shpjeguar Emma Watson në vazhdim të prezantimit të iniciativës së saj të re, në të cilën ka marrë pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i OKB Ban Ki-moon.
(da.xha/BalakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb