Krahas disa detajeve për jetën private, në studion e emisionit ‘Xing me Ermalin’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, foli edhe për jetën e tij profesionale, duke zbuluar edhe një informacion që prej vitesh ngjall kuriozitet: Çfarë bëhet me drogën e sekuestruar nga policia duke zbuluar se në depozitat e policise ka 100 tone drogë.

“Kur unë mora detyrën, një pjesë e drogës së kapur ruhej tek bodrumet e ministrisë. Por mbi zyrat e Gjendjes Civile ishin depot e drogës. Unë e mora kurajën të shkoja njëherë se kisha kuriozitet shumë të madh, por ishte një erë që nuk e imagjinon dot”, tha ai. “Ata që bëjnë inventarin aty, dilnin me Pogonishte!”, thanë Mamaqi dhe Tahiri në një batutë të ndërthurur.

Më tej ai shpjegoi se me një kërkesë të tij, depozitat u spostuan dhe tashmë droga ruhet në një depozitë të policisë dhe më pas digjet.

Mamaqi: Droga që sekuestrohet ca bëhet me të? Ku cohet dhe si mund të shkojmë ne atje ta përdorim?

Tahiri: Edhe kjo është estradë. Kur mora detyrën një pjesë e drogës ishte në bodrumet e ministrisë. mbi zyrat e gjendjes civile ishin depozitat e drogës. Shkova njëherë dhe ishte një erë që nuk e imagjinon dot. po të rrije një minutë, dilje me pogonishte.

Mamaqi: Ca bëre ti, bërë spostim?

Tahiri: E spostuam. është diku në një depozitë të policisë, nuk e di tamam ku.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: