TIRANË- Gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Të paekspozuarit” në News24 Ylli Rakipi ka komentuar edhe rrjedhjen e votave nga Partia Demokratike për Gramoz Ruçin, i cili u zgjodh kryetar parlamenti edhe me votat e opozitës.

Në rubrikën “Opinion”, Rakipi deklaroi se nuk ishte e pazakonshme rrjedhja e votave, pasi njerëzit në PD janë grumbulluar sipas interesave dhe mund të shiten. Madje sipas Rakipit, qeveria e Edi Ramës mund të blejë edhe gjysmën e PD-së.

“Rrjedhja e votave është e zakonshme. Me proceset që ka nisur Lulzim Basha në PD është e zakonshme, mund të kishin qenë edhe më shumë. Nuk mundet një lider që ka ardhur i katapultuar në krye të PD, në të gjithë vendet ku ka qenë i rëndësishëm ka qenë si i katapultuar, të flasë. Njerëzit që janë grumbulluar në PD, janë grumbulluar sipas interesave dhe mund të shiten. Qeveria e Edi Ramës spikat për punë të tilla, mund të blejë në mënyrë spektakolare dhe gjysmën e PD-së. Është ngjarje shumë e zakonshme me atë çfarë ka ndodhur në PD, sidomos këto 2 vitet e fundit”, tha Rakipi, raporton “BalkanWeb”.

Në lidhje me praninë edhe të Bashës edhe të Berishës në parlament, Rakipi tha se kreu i PD-së do presë kur t’ia bëjë me sy Berisha.

“Basha do flasë dhe do shikojë nga Berisha nëse ai e dëgjoi apo jo. E pashë tek ceremonia për Azem Hajdarit. Pasi foli pa nga Berisha, kur i dha ai aprovimin, e mbyllim, e mbylli ceremoninë. Basha është futur në parlament se nuk kishte ku të shkonte”, tha Rakipi.

Për sa i përket zbatimit të rregullores në parlament nën drejtimin e Gramoz Ruçit, Rakipi kujtoi historinë e maces.

“Ka një fjalë të urtë tek ne që thotë që maces duhet t’i tregosh forcën që në fillim. Zoti Ruçi ka ardhur si duket të tregojë këtë forcë. Ruçi quhet një nga njerëzit më të fuqishëm të PS-së. Kjo edhe për të thënë që Meta e ka drejtuar parlamentin në mënyrë jo të mirë. Socialistët kanë ardhur për të treguar edhe që po vendosin rregulloren në parlament. Parlamenti shqiptar dukej më i dobët se ai që ishte.
Ai nuk fliste, por këta që kanë ardhur edhe mund të flasin por po folën kam frikë se edhe ju do braktisni studion me vrap”, tha Rakipi, raporton “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb