TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kreut të PD-së Lulzim Basha në lidhje me Kryeprokurorin e ri dhe mesazhet e ambasadorëve.

Megjithëse tha se nuk donte të komentonte deklaratat e ambasadorëve, Basha u shpreh se ‘nuk e imagjinon dot që një ambasador t’i bëjë thirrje Kuvendit që të shkelë Kushtetutën’, duke e quajtur thikë pas shpine për reformën në drejtësi.

Ndërkaq kryeministri Rama përgjigjet në retorikë nëse ka budala që beson se SHBA dhe Be duan prokuror për të mbyllur dosje hetimore.

“A ka budalla që e beson se SHBA/BE duan prokuror të përkohshëm për të mbyllur dosje hetimore duke shkelur Kushtetutën! Hajde politikë hajde?”, shkruan Rama.

Po sot Basha deklaroi se po bëhen propozime pazaresh politike në kurriz të kushtetutës, duke përmendur emra si Tahiri, Sejdini, Dako etj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb