TIRANE-Pak pas miratimit të demarkacionit me Malin e Zi, kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për hapin e madh. Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama e cilësoi këtë hap një votë të vonuar por kuptimplote për Kosovën.

Po ashtu ai i sugjeroi BE që t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të saj, atë të heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës.

“Super??Vota për demarkacionin një votë e vonuar, por kuptimplotë për Kosovën si shtet që dëshmon seriozitet në angazhimet e veta?Tani Bashkimi Europian t’i përmbahet pa vonesë angazhimit të vet: Liri lëvizjeje pa viza në Europë për qytetarët e Kosovës??”, tha Rama.

Pas një seance maratonë, Kuvendi i Kosovës arriti të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Me 80 vota pro, 11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë dritën jeshile kësaj marrëveshje.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: