Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


Dënoi Skënderbeun për trukim, projektohet si president i Federatës së Spanjës

emilio-garcia

Federata e Futbollit të Spanjës ka mbetur pa president që pas largimit nga kjo detyrë e Angel Maria Villar, ish-kreu i kësaj federate, i cili u arrestua së bashku me djalin e tij në korrik të 2017-ës me akuzën për korrupsion dhe përvetësimin e fondeve.

Media spanjolle “La Voz de Galicia” raporton se Emilio Garcia Silvero po fiton terren në garën si president i mundshëm i Federatës së Futbollit të Spanjës.

Ai shihet si njeriu që mund t’i japë fund mizorisë dhe krizës që mbretëron sot në këtë federatë.

Emilio Garcia është drejtori i Integritetit të UEFA-s, një pozicion shumë i rëndësishëm në futbollin europian dhe botëror. Çështjet disiplinore të sportit varen prej tij, ashtu si edhe konfliktet e mëdha në stadiume, shkruan Vipsport.

Nën drejtimin e tij, UEFA ka arritur përparim në luftën kundër fiksimit të ndeshjeve, ndërsa “La Voz de Galicia” përmend si një arritje të tij edhe “betejën” e fituar prej Emilio Garcia-s kundër Skënderbeut në KAS. Ishte pikërisht Emilio Garcia ai që “iu vu pas” çështjes së Skënderbeut që akuzohej për fiksim dhe trukim të rezultateve të ndeshjeve, duke arritur të fitonte për llogari të UEFA-s gjyqin dhe më pas erdhi dënimi i klubit korçar që u përjashtua nga garat europiane dy vite më parë.

Në dhjetor të 2016-ës, i ftuar të referonte në Konventën Ndërkombëtare të Sportit në Gjenevë për çështjen e manipulimit të ndeshjeve, Garsia deklaroi për këtë çështje: “Kjo ishte hera e parë kur ne ishim të aftë të tregonim para KAS-it një seri të gjatë raportimesh. Shifrat nuk gënjejnë dhe luhatjet e basteve gjithashtu”, duke shpjeguar se gjyqtarët e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë pranuan se monitorimi i basteve është “një evidencë e besueshme”.

Kjo tregon qartë se ishte pikërisht Emilio Garcia që “iu vu pas” Skënderbeut dy vite më parë, ndërsa në 2013-ën, spanjolli erdhi edhe në Shqipëri ku paraqiti dosjet në Prokurorinë e Përgjithshme dhe pati një takim me Kryeprokurorin në atë kohë, Adriatik Llallën dhe Kryeinspektorin e Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari.

Sipas “La Voz de Galicia”, në rast se Emilio Garcia vendos të ndërmarrë hapin përfundimtar drejt kandidaturës për kreun e Federatës së Futbollit të Spanjës, ai pa dyshim do të ishte kandidati me më shumë mundësi për t’u shpallur fitues, duke pasur parasysh se është me të vërtetë i vetmi që mund të vendosë rregull dhe të kthejë imazhin e cenuar nga ish-presidenti Villar./Vipsport.al
(BalkanWeb)