TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një banori të Vermoshit që deklaron se shteti po prish kullën e Prek Calit, heroit anti-komunisti të Veriut. Berisha akuzon për këtë veprim kryeministrin Edi Rama, ndërsa e quan një akt hakmarrjeje primitive.

STATUSI I BERISHËS
Qytetari dixhital denoncon:
Edvin Kristaq Ramën, që në një akt hakmarrjeje primitive atërore po rrafshon me fadroma Kullën e heroit legjendar të rezistencës anti-komuniste të veriut të Shqipërisë, Prek Cali! Sb

“Përshëndetje z. Berisha ju shkruaj për një shqetësim kombëtar, sot fadromat e Bashkisë Malësi e Madhe shembën muret e shtëpisë së heroit, prijësit dhe atdhetarit tonë Prek Cali. Shtëpia e tij ka qenë e amortizuar 80% dhe populli i Vermoshit që jeton në Amerikë mblodhi fondet për rindërtimin e saj. Punimet filluan para një muaji sot ishte në përfundim kati i I por fadromat e kuqe të komunizmit e rrëzuan për të dytën herë heroin tonë. Gjithë komuniteti është i shqetësuar dhe i revoltuar. Të lutem publikoje, me respekt nga Vermoshi”.

Berisha fb

Vermosh kulla

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: