Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Deputetët demokratë në Shkozë pranë banorëve, Paloka: Rama po iu merr shpirtin atyre që e votuan!

EDI PALOKA

TIRANË- Deputetët demokratë kanë qenë sot në Shkozë ku iu janë bashkuar banorëve, të cilëve do iu shemben banesat për shkak të projektit të zgjerimit të Lanës.

Paloka tha se kështu është kur i beson Edi Ramës dhe i ka kërkuar kryeministrit të mos sillet si armik me qytetarët por të bëhet njerëzor.

“Këtu sikur jemi në ndonjë vend që është në mesin e një lufte. Lufta është mes kësaj qeveri dhe banorëve jo vetëm të Shkozës, por të gjitha atyre që e besuan Edi Ramën dhe i dhanë votën. Kështu është kur i beson Edi Ramës. Ai po iu merr shpirtin atyre që e votuan.
Jemi këtu për të sensibilizuar opinionin dhe për t’i bërë thirrje Edi Ramës mos u sill si armik me qytetarët e tu, bëhu njerëzor! Shiko çfarë po bën. Janë qindra familje që po nxjerr me fëmijët jashtë. Nuk janë të ngujuar sepse ashtu ua ka qejfi por se iu premtua gjatë fushatës elektorale nga njerëzit e qeverisë se shtëpitë e tyre do legalizohen dhe kompensohen por sa erdhën në pushtet kjo është përgjigjja e Edi Ramës. Shteti nuk është aty për t’i marrë shpirtin të pamundurve por për t’i ndihmuar”, deklaroi Paloka.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 1 )

  • O, Paloke, se marr vesh kete paradoks qe beni edhe me ata qe s’ju kane votuar i shkoni dhe u qani hallin, moralisht ndoshta mire beni, por a e meriton ai popull qe e ka mendjen mbrapsh, a i shkohet atij populli qe e ka qejf vuajtjen pasi eshte i familjarizuar me miserjen dhe poshtrimin. Lereni te vuaj sepse derri nuk jeton dote pa lluce, milet qe e ka mendjen nga lindja sllave, kurse xhepin e kerkon ta kete nga perendimi. Lere te vuajne se ate koke ka ky popull me bindje slave.l



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.