Deputetja më e re në Kuvendin e Shqipërisë ka kurorëzuar ditën e djeshme dashurinë e saj. Si bëhet me dije, Reme Lala është fejuar pas një lidhjeje me djalin që i ka rrëmbyer zemrën. GSH. al ka mundur të mësojë se ceremonia e fejesës ka qenë madhështore në një lokal buzë Drinit, në fshatin e saj të lindjes.

Bëhet me dije se kanë qenë rreth 1000 të ftuar në këtë festë dhe se çifti ka preferuar të ftojë vetëm familjarë dhe miq, duke mbajtur larg emra të politikës apo të medias.

Gazeta Shqiptare ditën e nesërme do të publikojë detaje nga kjo festë si dhe foto ekskluzive nga fejesa e deputetes 21-vjeçare.

Bëhet me dije se politikanë të ftuar kanë qenë vetëm dy, që janë edhe miq të familjes Lala. Kujtojmë se Reme Lala i fitoi zemrën dibranëve, duke marrë mandatin e deputetes në zgjedhjet e 25 qershorit.

Reme Lala, 22 vjeç, është studente e Financës në Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Tiranës.

Në zgjedhjet e 25 qershorit ajo ia doli të merrte votat e duhura duke i dhënë PDIU një mandat në Dibër, dhe duke zënë një vend të rëndësishëm në Parlamentin e Shqipëisë.

Reme Lala pritet të marrë detyrën si deputete në shtator të këtij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: