Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Atentati në Shkodër/ Dëshmia e familjarëve të ‘shënjestrës’: S’kemi konflikte me askënd

Doni Lisi

Atentati që kishte shënjestër një të ri në Shkodër, rrezikoi edhe jetën e kalimtarëve duke plagosur dy prej tyre. Ngjarja me tre të plagosur, një prej të cilëve një vajzë 25- vjeçare, ndodhi në qendër të qytetit, në sheshin “Demokracia”, në vendin e quajtur ish- “5 heronjtë”. Teksa janë pyetur nga policia, familjarët e atij që dyshohet se ka qenë edhe shënjestra e sulmit, Doni Lisi kanë mohuar të kenë konflikt me ndonjë person.

FAMILJARËT E SHËNJESTRËS: S’KEMI KONFLIKTE
Familjarët e të plagosurit, që ndodhet në gjendje të rëndë, Doni Lisi, kanë deklaruar për Policinë e Shkodrës se ata nuk e dinë arsyen e plagosjes të 32-vjeçarit, për shkak se nuk kanë asnjë konflikt me askënd. Ata kanë deklaruar se kanë bërë një jetë të qetë, pa pasur konflikte me persona të tjerë. Pritet normalizimi i gjendjes shëndetësore i të plagosurit, por edhe sjellja nga pala malazeze në Shqipëri e autorit Aurel Ahi, për të kuptuar më shumë mbi këtë ngjarje të rëndë që ndodhi në qendër të qytetit të Shkodrës. Me dhjetëra dëshmitarë që janë ndodhur në vendin e ngjarjes kanë deklaruar se janë shokuar nga ajo çfarë kanë parë në qendër të qytetit. Ngjarja e rëndë ka terrorizuar shumë prej tyre për shkak se ndodhi në një prej zonave më të dendura të qytetit dhe në një orar kur lëvizja ishte në pikun e saj. Kanë qenë dëshmitarët, ata të cilët kanë treguar se është qëlluar nga një makinë jeshile, si dhe kanë rrëfyer edhe skenën e tmerrshme që kanë parë. Disa prej tyre kanë qëndruar në vendngjarje për të parë ecurinë, ndërsa të tjerë janë larguar të trembur.

Aurel Ahi, autori i dyshuar

Aurel Ahi, autori i dyshuar

NGJARJA
Doni Lisi, 32 vjeç, ka marrë tre plumba në trup dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës. Dy të tjerë janë plagosur në mënyrë rastësore, teksa në atë moment kanë qenë duke kaluar në rrugë. Leona Turku, 25 vjeçe, është plagosur lehtë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kanë qenë persona që kanë rastisur në rrugë ata që i kanë dhënë ndihmën e shpejtë 25- vjeçares. Po ashtu, plagë nga plumbat ka marrë edhe shtetasi Enrik Prendushi, 59 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Pas afro 5 orësh, autori i ngjarjes, Aurel Ahi, 25 vjeç, banues në lagjen “Guerrile” në Shkodër, është arrestuar nga forcat speciale të Malit të Zi pasi kishte kaluar në tokën malazeze përmes Zogajve në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:00, kur nga një makinë jeshile me targë AA 440 NC, tip “Daevy”, është qëlluar në drejtim të shtetasit Doni Lisi. Edhe pse nga një largësi prej rreth 12 metrash, autori është treguar i saktë duke qëlluar 32-vjeçarin, i cili mori tre plumba, por janë plagosur aksidentalisht dy të tjerët. Në total shtetasi Aurel Ahi ka qëlluar 8 herë, me një pistoletë të tipit “TT”./panorama


Komente ( 1 )

  • Mik

    Edhe pse ne largesi prej 12 metrash, autori eshte treguar i sakt duke qelluar 32 vjecarin !!!!

    Cka asht ky gazetar qe pershkruan nji krim me nota simpatie, duke e vleresuar aftesine per shenjester?!
    Po te ishte vellai i ketij gazetari, si do ta pershkruante ?!

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.