TIRANE – “Despacito” është kënga më e klikuar në Youtube, me mbi 4 miliardë shikime. Hiti i kësaj vere ka ardhur me versione të ndryshme në të gjithë botën.

Së fundmi ‘Despacito’ flet shqip përmes çiftelisë së artistit shqiptar, Fatmir Makolli dhe tingëllon vërtetë shumë bukur. Madje çiftelisë i janë bashkuar në video edhe veshjet tradicionale shqiptare.

“Kurrë s’mund të besoja se mund të tingëllonte kaq bukur me çifteli”, komenton dikush në videon e “Despacito” në versionin me çifteli. E postuar tre ditë më parë, video ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm duke marrë deri tani mbi 220 mijë klikime.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb