MAQEDONI- Detaje të reja dalin në dritë nga aksidenti i djeshëm, ku mes të plagosurve ishte edhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj. Sipas burimeve të policisë, shkak i aksidentit ka qenë prania e madhe e lagështirës në rrugë.

makina e ahmetaj 1

Burime nga policia maqedonase ndërkohë bëjnë me dije se “në momentin e aksidentit, Arben Ahmetaj udhëtonte bashkë me 3 shtetas të tjerë, të gjinisë meshkuj, kur nga lagështira në rrugë ka ndodhur aksidenti”, shkruan GSH.al.

makina e ahmetaj 2

Ahmetaj, por dhe udhëtarët e tjerë që ndodheshin në makinë me të, kanë marrë lëndime të lehta, pavarësisht se makina e tyre është përmbysur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: