LUSHNJE– Detaje të reja dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Lushnjën, ku pas një sherri banal mbeti i vrarë një 42-vjeçar. Ngjarja ndodhi në fshatin Goriçaj rreth orës 23:10. ‘BalkanWeb’ mëson se viktima, Eduart Stambolliu (identiteti i tij i vërtetë pasi e ka ndryshuar, duke vendosur emrin Almir Llupo) ishte ulur bashkë me 3 shokë në lokalin e autorit të dyshuar, dhe po konsumonin pije alkoolike.

Korrespondenti i ‘News24’ Julian Kasapi raporton se në lokalin ku ndodhi ngjarja, që ishte edhe piceri, Petrit Toromëni punonte bashkë me gruan, ku kjo e fundit u bë shkaku i sherrit mes tij dhe viktimës.

‘BalkanWeb’ bën me dije se viktima, që ishte nën efektin e alkoolit, kishte ngacmuar me fjalë gruan e Toromënit, dhe më pas kishte tentuar që ta prekte atë (njihej si njeri problematik). Kaq ka mjaftuar që mes dy bashkëfshatarëve të nisë një konflikt verbal. Pronari i lokalit, duke qenë se banesën e kishte në katin e dytë të biznesit, kishte shkuar të merrte çiften, tip ‘karabinë’ (armën e kishte me leje) dhe e kishte zbrazur në drejtim të 42-vjeçarit. Ky i fundit ndërroi jetë rrugës për në spital. Sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore mbërritën në vendin e krimit, ku priste edhe autori i dyshuar. Petrit Toromëni nuk bëri asnjë rezistencë, ndërsa tregoi se çfarë kishte ngjarë dhe më pas u shoqërua në polici.
lushnje-tenton-ti-perdhunoj-gruan-vret-42-vjecarin-2

NJOFTIMI I POLICISË
Në datën 11.12.2017, rreth orës 23:40 në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Divjakë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Goriçaj ka ndodhur një vrasje. Menjëherë është nisur drejt vendit të ngjarjes grupi hetimor i cili ka konstatuar se: Në fshatin Goriçaj, Divjakë, në një lokal është qëlluar me armë gjahu shtetasi A.Ll, 42 vjeç, banues në Goriçaj, Divjakë, i cili ndërroi jetë rrugës për në spital.

Në kohë rekord policia e Divjakës zbardh ngjarjen dhe arreston në flagrancë autorin e dyshuar. Nga hetimet paraprake rezultoi se autori i dyshuar i kësaj ngjarje është shtetasi Petrit Toromëni, 42 vjeç, banues në fshatin Goriçaj, Divjakë, pronari i lokalit ku ka ndodhur vrasja. Dyshohet se vrasja ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.
lushnje-tenton-ti-perdhunoj-gruan-vret-42-vjecarin
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb