SHKUP- Pak ditë pasi u arrestua nga policia si autor i dyshuar për ngjarjet e dhunshme të 27 prillit në Kuvend, huligani maqedonas Igor Jug ka kërcënuar nga burgu kreun e VMRO-DPMNE, Nikola Gruevski.

Ai shprehet se ka vepruar në mënyrë patriotike, ndërsa për këtë nuk pranon përkrahjen nga partia dhe Gruevski. Mes tjerash Jug shton se për të ka rrahur njerëz, që ai të bëhet kryetar i VMRO-DPMNE-së, ndërsa pas këtij rasti Jug e porositi Gruevskin që për përkrahje tani të thërrasë Betmen dhe bandën e tij.
igorjug
Igor Jug akuzohet si pjesë e grupit që ushtroi dhunë në Kuvend dhe se ka plagosur me mjete të forta kreun e LSDM, Zoran Zaev si dhe kryetarin e ASH Ziadin Sela.
igor-jug-800x597
Në videon e publikuar nga ngjarja e 27 prillit, Jug shihet i armatosur në sallën e konferencave për shtyp, në kohën kur turma është konfrontuar me deputetët e shumicës parlamentare duke ushtruar dhunë mbi ta.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: