Është zhvilluar dje në Gjykatën e Përmetit seanca për vlerësimin e masës së arrestit ndaj tre lojtarëve të Këlcyrës, të cilët, në ndeshjen e së dielës së kaluar në Përmet, dhunuan arbitrin Alvi Paço. Gjykata e vlerësoi si të ligjshëm arrestimin e tre futbollistëve, por vendosi që të mos i mbajë më në burg duke i dhënë masën “detyrim paraqitje”.

“Vlerësimin të ligjshëm të arrestimit në flagrancë të shtetasit Entilion Dashnor Kamberaj dhe caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’. Caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Andi Hina.

Caktimin e masës së sigurimit ‘Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore’ ndaj shtetasit Meleq Xhakollari”, thuhet ndër të tjera në vendimin e djeshëm të Gjykatës së Përmetit. Për të tre të akuzuarit është caktuar që një herë në javë, ditën e premte, në orën 11:00, të paraqiten në Komisariatin e Policisë Përmet.

Panoramasport:  http://www.panorama.com.al/sport/dhunuan-gjyqtarin-paco-ja-vendimi-i-gjykates-per-3-futbollistet-e-kelcyres/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: