Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
FLASH

Djegia e makinës së Fran Frrokaj, reagon bashkia e Lezhës: Kemi një mesazh për drejtësinë

19601340_1844771045537642_4920308931415163991_n

Pas djegies së automjetit të kryebashkiakut Fran Frrokaj gjatë mesnatës, Bashkia e Lezhës ka sqaruar nëpërmjet një njoftimin opinionin publik në lidhje me ngjarjen.

“Automjeti i djegur Autoveturë, tip Mercedez Benz me targa AA 400 JK, prodhim i vitit 2002, ishte marrë nga bashkia me ‘’Kontratë  Huapërdorje’’  për shkak se nuk kishte në pronësi makinë për lëvizjen e kryetarit apo administratës. Bashkia Lezhë po pret  përfundimin e hetimeve për të zbardhur shkaqet e djegies ndërsa i bën thirrje organeve kompetente për të hedhur dritë mbi këtë rast, nësë ishte zjarrvënie e qëllimshme apo defekt në automjet,” shkruhet në njoftimin e Bashkisë së Lezhës.

Më herët në lidhje me ngjarjen reagoi edhe vetë kryebashkiaku Fran Frrokaj, i cili ngriti dyshimet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme pasi automjeti nuk kishte ndonjë defekt.

“Mjeti ka qenë i fikur, nuk besoj se ka pasur defekt. Besoj se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Mjeti përdorej nga unë por është i bashkisë,” mësohet të ketë thënë Frrokaj në polici.

dokumenti i fran frrokaj

Njoftimi i policisë

Dy automjete të parkuara janë përfshirë nga flakët pak pas mesnatës në qytetin e Lezhës.

Një nga dy makinat e e djegura në mesnatë në lagjen Besëlidhja të Lezhës mësohet se ishte në përdorim nga kryebashkiaku Fran Frrokaj, i zgjedhur nga Partia Demokratike.

Bëhet fjalë për një “Mercedes Fuoristradë ML” me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F., siç njoftoi Policia e Lezhës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 në lagjen Beslidhja në parkingun e një pallati.

Policia raporton se, nga veprimet e para hetimore,  rezulton se janë përfshirë nga flakët dy automjete të parkuara afër njëra – tjetrës , dhe konkretisht automjeti Mercedes Fuoristradë ML me targë AA 400 JK në pronësi të shtetases Sh.P. dhe në përdorim nga shtetasi F.F.,  si dhe  mjeti Mercedes Benz me targë LE 7495 E në pronësi të shtetasit K.Ll.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje.

Janë marrë disa deklarime si dhe po bëhet kqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu po bëhet vlerësimi i rastit nga eksperti piroteknik me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

(e.f/BalkanWeb)





Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.