TIRANE – Aurela Gaçe përveçse është një këngëtare mjaft e zonja njihet dhe për sensin e saj të humorit, duke krijuar situata nga më gazmoret kudo që ajo shfaqet.

Së fundmi këngëtarja shqiptare ka shpërndarë një video në Instagram, ku ka treguar një nga historitë e saj komike. Duke u përpjekur të mbajë të qeshurën Aurela ka treguar përballjen e saj më një fans, i cili i kërkonte që t’i këndonte këngën “terapinë”.

“Ishim njëherë në një vend dhe më erdhi njëri e më tha Aurela a të keqen vëllai a do ma këndosh pak atë këngën terapinë. Ia ktheva çfarë është kjo kënga terapinë nuk e di se kam dëgjuar ndonjëherë.

Si se ke dëgjuar ndonjëherë terapinë më tha është ajo kënga” -tregon këngëtarja në video duke rrëfyer se personi në fjalë vijonte të këmbëngulte për këngën me titullin e çuditshëm. Dhe titulli i çuditshëm, që nuk e gjente dot këngëtarja ishte ‘Te rrapi në Mashkullorë”. Ndiqni videon plot humor të Aurela Gaçes.


(er.cu/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb