Në Met Gala 2024, Bad Bunny dhe Kendall Jenner e gjetën veten përballë njëri-tjetrit. Duket se ata jo vetëm që nuk zgjodhën ta injorojnë njëri-tjetrin, por u fotografuan duke kaluar shumë mirë së bashku.

Jenner u pa e buzëqeshur ndërsa bisedonte dhe pinte një gotë me reperin portorikan.

“Ata ishin ulur së bashku, duke qeshur dhe duke kaluar shumë mirë,” tha për PEOPLE një pjesëmarrës në festë. “Ata po e shijonin shumë shoqërinë e njëri-tjetrit. Të ulur afër dhe duke pëshpëritur në veshët e njëri-tjetrit.”

Megjithatë, ata u fotografuan duke u larguar veçmas nga nata më e madhe e modës.

Çfarë ndodhi mes Kendall Jenner dhe Bad Bunny-t në afterparty-n

Takimi i paplanifikuar vjen pasi thuhet se supermodelja po kërkon të rregullojë lidhjen me ish-partnerin, Devin Booker. Duket se ata janë arfuar pasi Kendall dhe Bad Bunny i dhanë fund lidhjes.

“Kendall dhe Bad Bunny kanë bërë parë secili punët e tyre kohët e fundit dhe gjërat kanë filluar ngadalë të ftohen mes tyre”, tha një burim për Entertainment Tonight. “Ata të dy e dinin se nuk do të ishte një lloj marrëdhënieje që do zgjaste për gjithë jetën dhe kjo u kuptua reciprokisht që nga fillimi.”

Çfarë ndodhi mes Kendall Jenner dhe Bad Bunny-t në afterparty-n

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: