TIRANE- Që prej ditës së djeshme ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nuk ndodhet në Shqipëri, një veprim që s’duhet ta kishte kryer, po t’i referohesh një dokumenti të Kuvendit.

Dokumenti që mban firmat e deputetëve të PS dhe PD, i miratuar në 25 tetor shpjegon se Kuvendi i ka dhënë autorizim Prokurorisë për kontrollin e banesës së Tahirit por edhe për mos lejimin e daljes jashtë shtetit.

Por, burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda të kontaktuara nga “BalkanWeb” konfirmojnë se nuk ka asnjë urdhër apo vendim për të ndaluar daljen jashtë vendit të ish-ministrit. Prokurorët kërkuan në Kuvend arrestimin si të vetmen masë shtrënguese që do t’i hiqte mundësitë ish-ministrit të Brendshëm që të prishte provat.

Të njejtat burime saktësuan se vendimi i Kuvendit në pikën ku flitet për të mos e lejuar të lëvizë jashtë shtetit është antikushtetues dhe në këtë rast Kuvendi ka marrë atributet e gjykatës, sepse nuk mundet që sipas nenit 73 të Kushtetutës dhe Kodit të Procedurës Penale (Referohen dispozita konktete). Nuk mundet që Parlamenti të vendosë masë ndaluese, atribut ky që i përket ekskuzivisht gjykatës.

Sakaq sqarojmë se edhe kontrolli personal dhe kontrolli i banesës së Tahirit është bërë pas miratimit të kërkesës së Prokurorisë nga Kuvendi dhe me vendim të Gjykatës për Krime të Rënda.

Çfarë përmban dokumenti
Dhënien e autorizimit për kontrollin personal dhe të banesës për deputetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Saimir Tahiri.

Dhënien e autorizimit për ndalimin e daljes jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore, ndalimin dhe detyrimin për të qëndruar në një vend të caktuar, si masë shtrënguese të heqjes së lirisë në kuptim të shkronjave “a”, “b” dhe “c”, të nenit 232, të Kodit të Procedurës Penale.

WhatsApp Image 2017-11-18 at 17.27.12

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb