TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka suprizuar sonte me një deklaratë të papritur.
Ndërsa nuk harron çdo ditë të postojë një foto në rubrikën “Amarcord”, Rama ka dhënë edhe ‘lajmin’ se sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike.

Por me vijimin e rreshtave, kupton se kryeministri ka gjetur këtë kërkesë të opozitës për të bërë shakanë e 1 prillit. Ai nuk lë pa një mesazh edhe çadrën e PD-së.

“AMARCORD
Të dashur miq, ky i sotmi është edicioni i fundit i rubrikës Amarcord! Sepse sapo ka përfunduar përgatitja për krijimin e qeverisë teknike dhe kjo rubrikë do të mbyllet, bashkë me këtë faqe!
Lamtumirë!!!….
(Sot, gjithkush mund të thurë një rrenë, me lezet për të tromaksur një çast miqtë me hilaritet? Helbete, dita e rrenave është dhe nuk bëhet qameti! Po sa për rrenat e çdo dite tjetër, mos e çani kokën. Nuk ka çadër që ia fsheh mërzinë dhe ia mbron rrenës statujën, prej diellit të së vërtetës? Siç e thotë Konica diku, ngaqë statuja nuk ish as mermeri as bronzi, po prej hallve, ngjau një gjë e mërzitur. Dhe hallva nisi të shkrijë nën rrezet e diellit?)”, shkruan Rama.

Rama fb 1 prill

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb