Disa herë duket sikur jemi në garë të çmendur kundër armikut tonë më të madh: kohës. Përnatë vendosim kremra në fytyrë apo serume kundër moshës dhe i lyejmë flokët tanë, sapo duket thinja e parë. Megjithatë, lëkura jonë duket sërish gjithë vija dhe ne dukemi shpesh të vjetra në moshë pa e kuptuar, madje edhe atëherë kur nuk jemi në të vërtetë. Diçka e tillë ndodh sidomos për faj të tualetit dhe mënyrës se si e aplikojmë atë në fytyrën tonë. Përpara se të dëshpëroheni dhe të bini në panik, lexoni se cilët janë gabimet më të zakonshëm që bëjmë dhe sigurohuni që t’i mënjanoni ata me çdo kusht.

Shumë pudër
Nëse vendosni shumë pudër në fytyrë diçka e tillë do të çojë në efektin kek, ku do të vihen në pah çdo vijë apo rrudhë që kemi. Në vend që të përdorni shumë pudër vendosni në fytyrë diçka më të lehtë dhe me bazë më ujore dhe nëse doni që të keni efektin mat apo që pudra juaj të qëndroj thjesht pluhuroseni lehtë fytyrën me pak pudër të tejdukshme. Diçka e tillë do të bëjë që fytyra të duket e freskët dhe e re.

Ton i rëndë nën sy
Rrathët e errët poshtë syve dhe vijat e holla janë pjesë e jetës dhe është gjeniale që kemi mundësi t’i fshehim. Megjithatë nuk duhet ta teprojmë në këtë drejtim. Nëse përdorni shumë ton për të fshehur këto njolla e vija, kjo do të kthehet kundër, duke i theksuar. Lyeni lehtë pjesën poshtë syve.

Vetulla të holla
Diçka e tillë është e vërtetë: vetullat e holla si vizore dhe me bishta që zhduken mund të bëjnë që sytë tuaj të duken të varur dhe të lodhur. Ne e dimë që të dukeni të lodhur është shpesh njëlloj si të dukeni të vjetër. Mbajini të plota vetullat tuaja dhe madje nëse është e nevojshme mbushini ato dhe kujdesuni me mjetet e duhur.

Aplikoni ton shumë poshtë në fytyrë
Faqet e trëndafilta supozohet të jenë shenjë vitaliteti dhe rinie. Por, nëse e aplikoni pudrën poshtë mollëzave ju po e rrëzoni fytyrën dhe po e bëni të duket e lodhur dhe e varur. Diçka që duhet të mbani parasysh kur aplikoni make-up në fytyrë është që ta lëvizni furçën në lëvizje me drejtim për lart. Kjo ndihmon për të krijuar një efekt tërheqës që iu bën të dukeni më të rinj.
Kështu, kur lyeni mollëzat në ngjyrë rozë a të kuqe, filloni në majën e mollëzave të faqeve dhe përdoreni furçën në drejtimin lart.

Vijë vetëm në pjesën e poshtme të syrit
Ashtu si toni për mollëzat, edhe tualeti për syrin mund bëjë që të dukeni të lodhur dhe të vjetër në moshë. Nëse theksoni me laps vetëm vijnë e poshtme të syrit kini parasysh të mos veproni më në këtë mënyrë.
Vijëzuesi i rëndë në pjesën e poshtme të syrit do të bëjë që syri të duket i varur dhe do të tërheqë vëmendjen drejt vijave dhe rrudhave në këtë zonë. Jepini syve pak lëmim duke e aplikuar vijëzuesin e trashë në pjesën e sipërme të kapakut të syrit. Ju mund të përdorni vijëzim edhe në pjesën e poshtme të syrit, por sigurohuni që vija të jetë e lehtë dhe e hollë.

Ton në pjesën e jashtme të qosheve të syrit
Hijëzimet mund të jenë një mënyrë shumë e mirë për të krijuar një pamje rinore dhe me shkëlqim. Megjithatë nëse nuk e përdorni siç duhet do të ketë efekt të kundërt. Nuk këshillohet aplikimi i hijëzuesit në pjesën e jashtme të qosheve të syrit. Tregoni kujdes dhe jepini ndriçim syrit, duke aplikuar hijëzim në qoshet e brendshme të syve dhe në kockën e vetullave. (shije)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb