Qeveria ka deklaruar tashmë ambicien e saj për plotësimin e korridorit Veri-Jug duke i shtuar edhe Bypass-in e Shkodrës si pjesë të rëndësishme të tij por edhe nevojën për lidhjen me qytetin. Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri publik së fundmi dy variantet që diskutohen për projektin e Bypass-it të Shkodrës ku mes të tjerave përfshihen ura mbi lumin Drin si dhe mundësi për tunel. Objektivi kryesor i studimit është përveçse ndërtimi i një segmenti te korridorit Kombëtar Veri-Jug edhe korridorit Ndërkombëtar të SEETO, i cili anashkalon qytetin dhe krijon një mundësi lidhje me qytetin e Shkodrës.
Gjithashtu në këtë objektiv përfshihet dhe ristudimi i projektit ekzistues të ByPass-Perëndimor. Segmenti parashikohet të jetë i kategorisë A.

Varianti i parë
Nga studim projektimi është dalë në dy variante por që zgjedhja do të duhet të behet pas një analize më të thellë. Varianti i parë parashikon ByPass-in Shkodër si pjesë e korridorit Veri-Jug me fillimin 6 km para hyrjes ne qytet. Lumi Drin kalohet me një urë 612 m e gjatë. Në lumin Kir është parashikuar një urë e dytë, 164 m. Kodra depërtohet me tunel të shkurtër me 2 tuba A-566 ml e B- 500m. Varianti 1 plotësohet me një viadukt me gjatësi L=128 m që intersekton rrugën hyrëse në qytet. Në lidhjen e Qytetit me Variantin një është menduar një Nënkalim 192ml i ndërthurur me Rrethrrotullim. Gjatësia e gjithë këtij segmenti rezulton pak më shumë se 5 kilometra. Varianti i parë së bashku me kontigjenca dhe tvsh vlerësohet me një kosto 15.1 miliardë lekë.

foto-2

Varianti 2
Varianti i dytë është një segment me gjatësi sa dyfishi i të parit por i mungojnë disa elementë. Kostoja e tij bashkë me kontigjencat dhe tvsh vlerësohet në 19.1 miliardë leke. Ky variant fillon rreth 680 m sipas aksit nacional përpara Harkut te Bërdicës. Me një urë të gjatë 770m kalon Lumin Drin. Gjurma vazhdon përgjatë rrjedhës së Lumit Kir. Tek Ura e Kirit kryqëzohet me rrugën automobilistike dhe atë hekurudhore me mbikalim 30 m gjatë. Traseja e re kryqëzon rrugën automobilistike që lidh fshatrat e kësaj zone të cilat do të kalohen me nënkalime me L=12m , pesë të tillë. Lumin Kir kalohet me një urë 460 ml kalon. Propozimi i dytë përfundon te rreth-rrotullimi i parë i rrugës Shkodër – Hani i Hotit./monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb