Edi Martini për rënien e Vllaznisë disa herë ka deklaruar se meritë ka edhe Partizani, klubi që e mundi në ndeshjen direkt dhe që nuk fitoi përballë Kamzës në 2 sfidat e fundit të kampionatit.

Më herët, ish-futbollisti shkodran iu adresua Partizanit duke thënë se ‘bota është e rrumbullakët’, ndërsa tani ai ka bërë një tjetër thumbin ndaj tyre.

Në rrjetet sociale ai ka publikuar një video të vitit 2001, kur në fushë përballeshin Vllaznia me Partizanin. Pikërisht në këtë ndeshje Martini ka realizuar në portën e kryeqytetasve.

martini

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb