TIRANE– Pavlina Lala ka treguar versionin e saj për njohjen me Hektor Lleshin, ish-burrin e saj, dhe shkaqet që e çuan më pas drejt divorcit. Ndonëse prindërit e ish-burrit të saj, thonë se Pavlina ka dhunuar Hektorin, në një lidhje telefonike në studion e emisionit “Me zemër të hapur” në “News24” e reja tregon një tjetër version.

“BalkanWeb” raporton se Lala thotë se e dhunuara në këtë histori është pikërisht ajo. 29-vjeçarja thotë se ka qenë pikërisht ish-vjehrra e saj, ajo që ka ndikuar në prishjen e kësaj martese.

“Unë sapo u njoftova nga familjarët e ish-burrit. Sikur 100 jetë të kalojnë nuk do më hiqet kurrë nga mendja që personi që më shkatërroi jetën ëshët gruaja në krahun tuaj (vjehrra). Pas viteve që kam kaluar në familjen time me ish-burrin dhe fëmijën tim, është që fëmija im të rritet i shëndetshëm. I vetmi problem ishte ajo grua.

Le të jetosh ku të duash, të shkosh në hënë, të shkosh ku të duash, nuk mund të jesh e lumtur për aq kohë sa ajo grua jeton. Nuk është problemi se ajo nuk më do mua, apo djalin tim, po ajo nuk do të birin. Edhe njerëzit e saj kanë problem me të. E kam kaluar gjithë dhunën psikologjike prej tyre. Boll e kam duruar atë grua. Tani dua vetëm të jem e lumtur. E donte ajo grua djalin e saj, le ta mbajë. Me djalin tim, s’ka punë fare”, – ka rrëfyer live Pavlina Lala.


Sakaq, ajo i është përgjigjur edhe akuzave të prindërve ish-burrit të saj për dhunë ndaj tij.
“Unë nuk kam aftësinë për të dhunuar një mashkull. E aq më tepër të dhunoj njeriun që kam dashur më shumë në jetë. Jam 29 vjeç, jeta më pret para, fëmija, e ardhmja, puna. Zonja le të shohë jetën e saj, mos të merret me mua. Mos të flas unë për të pastaj”, u shpreh e reja.

Pas telefonatës së Pavlinës, edhe ish-burri i saj ka treguar versionin e tij për ngjarjen. Përmes një telefonate nga burgu i Fushë-Krujës, ai thotë se nuk kanë qenë prindërit e tij që kanë ndikuar në prishjen e martesës, por sjellja e Pavlinës.

“Lidhja jonë si fillim ka qenë tip shkuesie, dhe më pas jemi njohur. Që në fillim janë vënë re tiparet e ashpra të saj. Fakti që është fëmijë i vetëm dhe është rritur pa ta, ka bërë që të jetë pa ndryshe. Por mendova se do të socializohet me familjen time. Përjashtoj mundësinë që prindërit e mi të kenë ndikuar. Unë u kam thënë prindërve të mi që sapo të martohem do të jetojmë me vetë. Dihet që një vjehrre dhe një re nuk jetojnë me njëra tjetrën. Po nuk është kjo. Unë jam përpjekur t’i flas jo vetëm si bashkëshort, por edhe si vëlla. I kam folur për agresivitetin që ka, për mënyrën si i sheh gjërat.

Por gjërat që unë i thoja në një vesh i hynin në një vesh i dilnin. Pas një muaj martese kam debatuar me të. I kam mbledhur dy familjet, dhe prindërit e saj më kanë thënë herë tjetër do flasësh me mua. Pavlina duke biseduar me të emën ka vazhduar gjithmonë me paragjykime për familjen time”, tha Hektori.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: