ITALI – Finalja e spektaklit “Grande Fratello VIP” në Itali ka qenë më shumë sesa spektakolare. Mbrëmjen e kaluar spektakli i njohur në Itali ka përfunduar dhe fituesi i këtij edicioni u shpall moderatori Daniele Bossari.

Shpallja e fituesit nuk është diçka e pazakontë në fakt, pasi dihej se në mbyllje të këtij spektakli vetëm një fitues do të shpallej. Ajo që ka qenë ndryshe dhe që është komentuar gjatë në media është mënyra sesi moderatorja Ilary Blasi, ka shpallur fituesin.

Untitled-2

Bashkëshortja e Francesco Totti-t teksa ndodhej në skenë me dy finalistët, pasi bëri disa ecje rreth tyre në fund ndodhi ajo që nuk pritej. Blasi ka puthur në buzë fituesin, duke i dhënë atij çmimin e madh. Nuk e dimë se si ka reaguar Francesco Totti, bashkëshorti i Ilary-t në ato momente.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb