ITALI – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e djeshme ku janë përfshirë dy shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se  njëri prej shqiptarëve ka mbetur i vdekur ndërsa një tjetër  është plagosur rëndë.

“Ufficio Stampa” bën me dije se shqiptarët ndodheshin prej pak kohësh në Itali për të punuar dhe mbrëmë duke ecur në rrugë janë përplasur nga një makinë.

Shoferi i makinës ndaloi për t’i dhënë ndihmën e parë, por njëri prej shqiptarëve ndërroi jetë në vend. Ndërkohë shqiptari tjetër, identiteti  i të cilit nuk bëhet i ditur, po mjekohet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb