BRITANI E MADHE – Flisni në gjumë? A gërhitni natën? Këto janë sjellje që shumica e njerëzve I bëjnë në gjumë.
Por Maria Lord ka bërë më shumë se 1 kilometër rruge për të shkuar në det, ndërkohë që ishte në gjumë.
39-vjeçarja ka ‘ecur në gjumë’ për gati një kilometër nga shtëpia e saj në Ëeston-super-Mare, Somerset, Britani e Madhe, dhe është zgjuar vetëm nga shija e kripur e ujin të detit dhe valët që e goditnin pa ndalim.
Maria u zgjua rreth orës 1:30 të natës, doli nga shtëpia, eci përgjatë rrugës së lagjes e madje i kaloi edhe disa shkallë të rrezikshme betoni. E kur u zgjua, e pa veten në breg të detit. Me të parë veten atje, ajo nisi të qante, britmat e së cilës shkuan deri tek një punëtor aty pranë, i cili I telefonoi policisë.
Maria e falënderuar tej mase punëtorin e hotelit , 21-vjeçarin, Lee Searle. Kjo është hera e parë që Maria ecën në gjumë. 

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb