Russell Simmons, bashkë-themeluesi i Def Jam Recordings, është akuzuar për ngacmim seksual nga Keri Claussen Khalighi, e cila thotë se ishte 17-vjeçare në kohën kur ndodhi ngacmimi. Dyshohet se edhe Brett Ratner ishte në vendin e ngjarjes.

Keri tregoi historinë e saj në Los Angeles Times, duke përshkruar se si ajo u takua me Brett dhe Russell në vitin 1991. Ata më vonë e çuan atë në një darkë në New York dhe pastaj e morën në banesën e tyre. Ajo gjithashtu pretendon se nuk pranoi.

“Pashe Brett dhe më tha ‘më ndihmo’ dhe nuk do ta harroj kurrë atë pamje në fytyrë”, tha ajo.
Ajo më pas tha se kishte kryer seks oral, duke kujtuar se kur po hynte në dush, Russell kishte filluar seksin. Por Rusell Simmons ka mohuar akuzat.

“Gjithçka që ka ndodhur mes meje dhe Keri’t ka ndodhur me pëlqimin e saj dhe pjesëmarrjen e saj të plotë”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: