SHKUP- Dridhjet e tokës në Shkup kanë vijuar edhe ditën e sotme. Një tërmet 2.9 ballë është regjistruar gjatë orëve të mëngjesit, duke ngjallur sërish panik tek banorët.

Kjo është dita e tretë që banorët e Maqedonisë qëndojnë në ankth nga tërmetet që po godasin vendin.

Në tre ditët e fundit Shkupi është përfshirë nga një valë dridhjesh të tokës. Deri tani janë regjistruar 16 tërmete, ndërkaq më i fuqishmi arriti në 5.3 shkallë Rihter. Lëkundjet e së dielës u ndjenë edhe në Kosovë e në Shqipëri.

Nga tërmetet u shkaktuan dëme të shumta materiale, ndërsa mbi 50 persona të plagosur u drejtuan për trajtim mjekësor në spitalin e Shkupit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: