Mëngjesin e sotshëm në urgjencën e Tiranës është shtruar këngëtari Françesk Radi. Të paktën këtë konfirmon një mesazhdërgues në redaksinë e JOQ.al. Ai bën me dije se rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm në urgjencën e Tiranës ka mbërritur në gjendje kritike këngëtari Françesk Radi, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Tefta Radi, mbesa, Rozana dhe shumë të tjerë.

“Për momentin ndodhet në reanimacion. Për fat të keq mjekët nuk jepnin shumë shpresa”, – tregon burimi për JOQ.al.
Ai ka dëgjuar edhe bisedën intime mes Teftës dhe një të afërmes së tyre. Spikerja ikonë e ekranit shqiptar i ka treguar familjares se si e kishte gjetur Françeskun në gjendje të rënduar dhe e kishte sjellë në spital.

Ajo tha se ai ishte shumë mirë. “Po flinim dhe Franko, (kështu e quante ajo) kishte filluar të gërhiste shumë, duke e shoqëruar gërhitjen me kollë. Tha pastaj që u zgjua dhe gërhitja nuk i pushonte”, – tregon qytetari për rrëfimin e Teftës.

Tefta Radi

Ai shprehet se edhe kur mbërriti në spital Françesk Radi vijonte të gërhiste dhe të villte gjak.
Mjekët i thanë që është hemoragji cerebrale. I kanë vënë një tub ne fyt se s’merr dot frymë vetë. Dëgjova edhe Teftën që ju thoshte njerëzve duke qarë në telefon “ejani ju lutem, Franko po mbaron”, – thotë ndër të tjera mesazhdërguesi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb