Fidel Ylli, një nga personazhet më të njohur të botës së sportit, pjesë e partisë socialiste, i pranishëm në studiot e emisionit “Fair Play” nga Enkeleda Zeko ka folur mbi mundësinë e një kandidimi të mundshëm të tij në garën për president të Federatës Shqiptarë të Futbollit. Ylli ka larguar emrin e tij nga kjo garë por ka shprehur mbështetjen maksimale për Bashkim Finon:

“Ma kanë ofrua këtë post, si të thuash ma kanë propozuar, më kanë thënë hajde por ju kam përgjigjur me jo. Pse? E para zdua t’i jap një kosto politike sportit në kuptimin e asaj që sporti ka pavarësinë nga politika. E dyta, si mund të futem unë në një garë dhe të vendos se ma ofroi dikush një muaj më parë, pra, nuk mund të jemë humbës. Bashkim Finon e kam mik shumë të ngushtë, e dua shumë, ka qenë një kontribus që në komitetin olimpik. Ka dëshirë të kandidojë dhe pse jo. Projektin e Finos nuk e di.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb