Martesë suprizë në New York për top-modelen Emily Ratajkowski. Bashkëshorti është aktori Sabeastian Bear-McClard me të cilin modelja është e lidhur prej vetëm dy muajsh, pas një marrëdhënieje prej 4 vjetësh, me ish të fejuarin Jeff Magid.

Asnjë njoftim zyrtar, por në Instagram modelja ka hedhur foto në Instastory ky ka 16 milion fansa.
‘Jam martuar sot’, ka shkruar Emily në fotot e publikuara në rrjetet sociale.

Ratajkowski ka vendosur të festojë ceremoninë e martesës së saj jo me fustanin tradicional të bardhë, por me një komplet pantallonash me xhaketë të gjatë ngjyrë portokalli.

Unazë e thjeshtë për modelen me ngjyrë të artë, ndërsa bashkëshorti është shfaqur edhe me dy unaza të tjera me mbishkrimin ‘EM’ dhe ‘RATA’.
Lajmi i martesës është shpërndarë në rrjet dhe vetëm në orët e fundit ka marrë 300 mijë ‘like’.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb