Nga Enida Himaj

Xhelal Mziu prej tre mandatesh drejton qytetin e Kamzës, por duket se nuk shqetësohet nga akuzat, që sipas tij janë politike. Në një intervistë për “Summer Pages” të “Gazeta Shqiptare”, kryebashkiaku shprehet se gjithnjë është përpjekur të jetë i barabartë me qytetarët, duke i dëgjuar dhe mirëkuptuar. Më tej, Mziu ka rrëfyer edhe arsyet pse vendos emra me domethënie të veçantë rrugëve të Kamzës. Edhe pse verë qytetari i parë i Kamzës ende nuk i ka nisur pushimet, duke kaluar më shumë kohë në zyrë.

Mziu
Vit elektoral ky, por edhe një vit i ngjeshur për Xhelalin, si e keni parë?
Për mua si krye bashkiak çdo vit është i njëjtë, duke pasur parasysh angazhimet që kam ndaj qytetarëve. Kuptohet që kur është vit elektoral, ngarkesa është më e madhe, pasi më duhet të drejtoj edhe fushatën, duke qenë se jam edhe kryetari i degës së PD-së në Kamzë.

Po fushata si ka qenë në spektrin tuaj?
Si në çdo fushatë, kam angazhimin maksimal për të arritur rezultate të mira për kandidatin dhe forcën politike së cilës i përkas, PD. Edhe në këtë fushatë për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit 2017, kam arritur të thelloj rezultatin përballë kundërshtarëve politikë në këtë garë elektorale. PD në Kamzë ka marrë 4% më shumë vota se në rezultatin historik të saj në vitin 2013.
Tashmë të gjitha “hallet” politike kanë përfunduar, si ju ka gjetur vera?
Për ne që merremi me politikë, nuk mund të flasim për halle, pasi kjo ka qenë vetë zgjedhja jonë. Si i zgjedhur vendor dhe përfaqësues politik i PD-së, jam i angazhuar të bëj maksimalen për të qenë pranë qytetarëve dhe i përkushtuar për të zgjidhur çdo hall që ata kanë dhe që është kompetenca e Bashkisë. Kjo verë, si gjithnjë, më ka gjetur në krye të punëve, madje edhe më me ngarkesë, për shkak të mos mbështetjes nga qeveria.

Xhelali me familje
Ku po pushoni?
Ende nuk jam zyrtarisht me pushime, por kam shfrytëzuar fundjavat për të qenë në det me familjen si dhe kam shfrytëzuar të pushoj edhe në mal, ku kam qenë në vendlindjen time, në Dibër.
Si është për Xhelalin të zhveshë kostumin e politikanit dhe të shfaqet me pantallona të shkurtra buzë detit?
Si çdo qytetar, mundohem të shfrytëzoj ditën e pushimit, të shijoj detin, malin, ushqimin me familjen time për të qenë më energjik të nesërmen e ardhjes në zyrë.

Intervistën e plotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/08/07/xhelal-mziu-emrat-e-rrugeve-te-kamzes-me-mire-te-personaliteteve-te-shquara-sesa-te-deshmoreve-te-rreme/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: