Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

EMRI/ Falsifikoi pronat në plazhin e Spillesë, arrestohet nënprefekti i Tiranës (Foto)

asfggh

Nënprefekti i Tiranës, Fatos Kaja, është arrestuar pasditen e sotme nga policia disa orë pas shpalljes në kërkim.

Nënprefekti u shpall ne kerkim me vendim gjykate pas kerkeses se prokurorise ne vijim te hetimeve per mbi dokumentat në ZVRPP Kavajë, në bashkinë Rrogozhinë, si edhe praktikat administrative të ish-komunës Kryevidh, e cila mbulonte zonën e plazhit të Spillesë.

Në vijim të këtyre hetimeve, Prokuroria e Kavajës ka identifikuar zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët dyshohen si përgjegjës të drejtëpërdrejtë për fallsifikimin dhe shpërdorimin e detyrës në ndarjen e tokave.

Për këtë arsye, Prokuroria e Kavajës i bëri kërkesë gjykatës për caktimin e masës së sigurimit “arrest me burg”, kërkesë e cila u pranua nga gjykata, për shtetasit si më poshtë:

1. Seid Cikalleshi, ish-kryeregjistrues i Hipotekës Kavajë
2. Dritan Kazazi, hartograf, ZVRPP, Kavajë
3. Andi Gjeci, jurist, ZVRPP, Kavajë
4. Fatos Kaja, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë (aktualisht, nënprefekt i qarkut Tiranë)
5. Ilir Kaja, zyrtar i Njësisë Administrative Kryevidh, Kavajë
6. Nezir Lecini, ish-shef i Zyrës së Kadastrës, Kavajë
7. Agron Xhelezi, ish-kryetar i Komisionit të Ndarjes së Tokave, Kavajë
8. Enver Duqi, ish-Drejtor i Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, Kavajë

Gjithashtu, në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria ka lëshuar urdhërat e ndalimit edhe për shtetasit:
9. Altin Çoba, drejtor i ALUIZNI-t, Kavajë
10. Behgjet Pjeci, ish-kryetar i komunës Kryevidh, Kavajë
11. Dashnor Çullaj, ish-zyrtar i komunës Kryevidh, Kavajë

Vendimet e gjykatës për arrestimin e shtetasve të mësipërm, si edhe urdhërat e ndalimit të prokurorit, janë ekzekutuar, në pjesën më të madhe, nga ana e efektivëve të Policisë së Shtetit gjatë ditës së martë (14.11.2017).

(BalkanWeb)


Komente ( 3 )

  • Ca provash don ti oQEPE…..Ai me te gjithe vellezerit e tij jane marre gjithe jeten me prostitucion dhe dallvere pronash…

  • Avash avash rjetat jan shtri po bien vet nje e nga nje duke buzqesh bravo bravo me xhepistat do e beni burgun mos u beni merak,

  • Ja edhe peshku i madh u kap.
    E tha vet ambasadori, por Janari ishte per tu prishur mendjen. Eshte stili sigurimit qe nuk bene ashtu siç thot – me kuptoniiii?

    Pasi kaluan tre dite.

    Ja edhe peshku i madh na doli i pafajshem. E lane te lire per mungese provash.



Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.