Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
14:00

Angli - Panama

RUSI 2018
17:00

Japoni - Senegal

RUSI 2018
20:00

Poloni - Kolumbi


Emri i ri i Maqedonisë, Hahn: Ivanov të marrë përgjegjësitë për marrëveshjen

hahn

SHKUP-Komisioneri për zgjerim Johanes Han ka komentuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit si dhe deklaratën e presidentit maqedonas se nuk do të pranojë këtë marrëveshje. Në një intervistë për për agjencinë e lajmeve ‘Mia’, Hahn kërkoi që presidenti Ivanov të marrë përgjegjësitë për marrëveshjen me Greqinë.

“Nuk është e hijshme që presidenti i një shteti të refuzojë të bisedojë me kryeministrin, me ministrin e jashtëm, që të merr informata të dorës së parë. Mendoj se kryeministri dhe ministri i jashtëm plotësisht I kanë respektuar udhëzimet kushtetuese dhe mund vetëm urgjentisht ta thërras Presidentin të merr përgjegjësi.

Kjo nuk është çështje e pranimit, por në demokraci mund të presim të dëgjohet njerëzit mes vete dhe të diskutojnë dhe nuk duhet të harrojë se shefi i shtetit është në një mënyrë model për shumë njerëz në një shtet. Presidenti si i zgjedhur drejtpërdrejtë ka pozitë të veçantë dhe përgjegjësi dhe duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë, përndryshe dëmton funksionin”- ka thënë Han.

(BalkanWeb)