GJIROKASTER– Një 21-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për trafik klandestinësh. Burime zyrtare nga policia e Gjirokastër bënë me dije se bëhet fjalë shtetasin Enea Mevlani. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 12.06.2018, pas informacioneve të mara në rrugë operative ky shtetas po transportonte me automjetin e tij, me targa AA 915 NA pesë shtetas të huaj nga Pakistani.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijon puna për parandalimin e trafikut të klandestinëve. Ndalohet një shtetas për veprën penale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit dhe mosbindjes ndaj urdhërit të punonjësit të rendit publik. Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit:

– Enea Mevlani, 21 vjeç, lindur dhe banues në Gjirokastër.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi me datë 12.06.2018, pas informacioneve të mara në rrugë operative ky shtetas po transportonte me automjetin e tij, me targa AA 915 NA pesë shtetas të huaj nga Pakistani. Ky shtetas fillimisht ka kundështuar urdhërin e punonjësve të policisë për të ndaluar por më pas është kapur nga shërbimet e Policisë pranë DVP Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale të parashikuar nga nenet 242 dhe 298/2 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: