DVP Lezhë/Shtohen kontrollet e bazuara te inteligjenca policore, për të kapur shtetasit në kërkim dhe për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Passage”.

Transportonin me furgonë, mallra me vlerë rreth 50.000 euro, pa fatura tatimore, kapen në flagrancë në aksin “Milot-Tiranë”, dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 furgonët dhe mallrat e llojeve të ndryshme.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të inteligjencës policore, të siguruar në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se 2 shtetas transportonin me furgonë, mallra me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të kontrabanduara nga Kosova, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin policor të koduar “Passage”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Milot-Tiranë”, dhe u vunë në pranga shtetasit I. O., 29 vjeç, dhe A. D., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Nange, Kukës.

Në furgonët që drejtonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, mallra të ndryshme (produkte farmaceutike, kozmetike, ushqimore dhe bizhuteri floriri), me vlerë totale rreth 50 000 euro, të papajisura me fatura tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: