Do të jetë Enea Jorgji gjyqtari i ndeshjes më të madhe të kampionatit shqiptar, derbit të kryeqytetit, Partizani-Tirana. Sektori i gjykimit në FSHF ka pasur dilema të mëdha se kujt prej dy ndërkombëtarëve t’i besonte ndeshjen e rëndësishme, por në fund ka preferuar Jorgjin ndaj Jeminit.

Duhet thënë se si Partizani, ashtu edhe Tirana, kanë pasur mjaft pakënaqësi në lidhje me Enea Jorgjin, sidomos në përballjet ndaj Skënderbeut, ku dhe e kanë akuzuar publikisht për gjykim të njëanshëm.

Ndeshja e sotme do të gjykohet nga 5 arbitra në fushën e lojës. Kështu, veç Ena Jorgjit, që do të jetë bilbili kryesor, asistentë të tij do të jenë Rejdi Avdo dhe Ergin Doda si anësorë, Blerim Ziri dhe Olsi Sokoli si gjyqtarë fundorë, ndërsa arbitër i katërt do të jetë Laver Alla.
(J.Selimi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: