Një kompleks apartamentesh u shkatërrua nga flakët në Rusinë Lindore nga një zjarr i cili besohet se është shkaktuar nga mbi nxehja e disa kompjuterave të përdorur për prodhimin e Bitcoin.

Dhjetëra makina zjarrëfikse për disa orë tentuan fikjen e flakëve që kishte përfshirë fabrikën ilegale të prodhimit të Bitcoin-ëve.

Ekspertët dyshojnë se banori në mënyrë të jashtëligjshme ka ndërhyrë në bllokun elektrik të apartamentit duke mbingarkuar rrjetin e furnizimit me energji.

Banorët e qytetit Artem pranë Vladivostokut thanë se ishte një mrekulli që të gjithë shpëtuan gjallë.

Ministria Ruse e Emergjencave konfirmoi ngjarjen. Një banor i quajtur Oleg tha se ishin gjetur pajisje të përdorur për prodhimin e monedhave kriptografike.
nintchdbpict000383826359
Shumë Rusë po përpiqen për tu pasuruar me shpejtësi përmes Bitcoin-ëve pas shpërthimit të vlerës së monedhës kriptografike.

Prodhimi i monedhave kriptografike, një proces që njihet edhe si “mining” kërkon sasi të mëdha elektriciteti. Monedhat e reja kriptografike gjenerohen në formë shpërblimi për kompjuterat të cilët përpunojnë transaksionet.

Ditën e djeshme mediat lokale raportuan se shkencëtarët e një impianti nuklear në Sarov kishin përdorur superkompjuterin për të prodhuar bitcoin. Ata u arrestuan nga Shërbim Federal i Sigurisë dhe mbi ta rëndojnë akuza kriminale, njofton PCWorld Albanian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: