Për të gjithë personat që shpenzojnë shumë kohë dhe janë të fiksuar pas rrjeteve sociale, vjen një lajm i mirë nga ‘Facebook’. Rrjeti social ka njoftuar se së shpejti do përdorë reklamat në video të cilat do shpërndahen nga editorët, çka përkthehet në fitime për ju dhe ‘Facebook’-un.

Faktikisht kjo është një praktikë e aplikuar edhe gjatë vitit të kaluar, por përdoruesit nuk kanë marrë fitime, ndërsa në të ardhmen premtohen fitime që do ndahen në mënyrë të barabartë mes përdoruesve dhe rrjetit social ‘Facebook’. Njësoj si ‘YouTube’ kompania do t’i japë 55% të të ardhurave të reklamave editorëve.

Momentalisht ky rrjet është më i populluari në gjithë botën dhe numëron bilion përdorurës, shumë prej të cilëve mundohen ta përdorin edhe për qëllime përfitimi, përveç mundësisë për të komunikuar.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb