Fitimet vjetore të boksierit Mayweather, janë sa fitimet e Cristiano Ronaldos, plus ato të Leo Messit, plus të LeBron James plus të Roger Federer. Astronomike, është termi më i përshtatshëm për të përkufizuar fitimet e Floyd Mayweather gjatë vitit 2015-të.

Sipas revistës prestigjioze “Forbes” boksieri amerikan ka përfituar rreth 300 milionë dollarë, kjo falë dhe fitores së arritur përballë Pacquio. Rivali i tij në “duelin e shekullit”, boksieri filipinas renditet në vendin e dytë me 160 milionë dollarë fitime.

Vetëm vendi i tretë për Cristinao Ronaldo-n me 79,6 milionë, si gjithnjë Ronaldo ndiqet edhe në këtë klasifikim nga Leo Messi me 73.8 milionë. Në vendin e katërt gjejmë tenistin më të pasur Roger Federer, që këtë sezon fitojë rreth 67 milionë. Lista e sportistëve më të pasur vijon me LeBron James (64,8) e Kevin Durant (54,1). Phil Mickelson (50,8) e Tiger Woods (50,6), e Kobe Bryant (49,5).

(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: