TIRANE– Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, disa minuta pas fillimit të mbledhjes në Këshillin e Mandateve ka kërkuar që të fillohet me procedurën pa vonesa. Ai ka deklaruar se duhet të zbatohet rregullorja, pasi sipas tij, boll kohë i është lënë palës tjetër për të prishur provat.

“Unë e kuptoj seriozitetin e Prokurorisë dhe i jap të drejtë. Kjo është një kërkesë e drejtë nga pikëpamja e prokurorisë. Por mbledhja e Këshillit të Mandateve është e Parlamentit që do të thotë që është kërkesë e publikut që kjo të jetë e hapur. Propozimi është që t’i gërshetojmë të dyja. Kur të prezantohet dokumenti sekret seanca të jetë e mbyllur, ose në fund kur të diskutojmë materialet sekret seanca të jetë e mbyllur. Por jemi në kushtet kur publiku do të dijë. Ky ishte propozimi ynë”, tha deputeti Alibeaj.

I pranishëm në seancë është edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i shoqëruar nga avokati i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: