Gianluiggi Buffon ka folur me superlativa për vendin tonë me të mbërritur në Shqipëri. Në fjalët e para të thënë për gazetarët, numri 1 i portës në botë për një kohë shumë të gjatë ka befasuar teksa ka cituar një shprehje të Pashko Vasës: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.

“Kam qenë 20 vite më parë në Shqipëri në ndeshjen me Teutën. Jam shumë i lumtur që luaj në Shqipëri, është një vend që më pëlqen shumë me të cilin kemi shumë të përbashkëta. Më bëhet qejfi që Shqipëria shkoi në Europian, pasi trajner ishte një italian dhe ishim dhe ne pjesë e kualifikimit historik. Shqipëri-Itali mund të jetë edhe një tip derbi, pasi shumë shqiptarë të Kombëtares kuqezi janë rritur dhe formuar në Itali. Panuçin e kam patur dhe shokë skuadre dhe shpresoj që të arrijë sa më shumë me kuqezinjtë.

Çfarë më pëlqen nga Shqipëria?! Kam lexuar libra për këtë vend dhe ajo çka më ka bërë më shumë përshtypje ishte shprehja: “Feja e shqiptarit është Shqipëria”, kjo tregon shumë për vendin tuaj dhe lidhjen që keni me të”,-është shprehur për “super sport” Buffon.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb