Milani ia ka arritur të mbajë gjallë shpresat për një vend në kupat e Europës për sezonin tjetër pasi ka mposhtur me rezultatin minimal 0-1 Sasuolon në shtëpinë e këtyre të fundit. Kuqezinjtë siguruan tre pikët falë një 11-të metërshi i cili u realizua në mënyrë të parregullt nga ana Karlos Baka.

Kolumbiani mori përsipër gjuajtjen nga pika e bardhë dhe e ekzekutoi ndërsa po humbte ekuilibrin. Topi përfundoi në rrjetë, por dukej qartësisht që kolumbiani kishte prekur sferën me të dy këmbët, ndaj goli duhej anuluar siç e parashikon rregullorja.

Por gjyqtari sinjalizoi golin duke acaruar skuadrën e Sasuolos që vazhdoi të protestonte edhe në pjesën e dytë për disa vendime të dyshimta. Gjithsesi, Milani u mbrojt mirë dhe vërshëllima përfundimtare në mbyllje të 90 minutave i dha tri pikët që i mundësojnë të vazhdojë të ruajë vendin e 7 në klasifikim.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: