Sylvinho theksoi se Broja nuk është ende gati për të zbritur në fushë në shtator, por ky fakt nuk i pengon ekipet e ndryshme evropiane të trokasin në derën e Chelsea për të kërkuar informacion për yllin kuqezi. Në Itali vijojnë të insistojnë: Broja mbetet në listën e dëshirave të Mlanit, pavarësisht se klubi i Chelsea-t për momentin nuk dëshiron ta lënë të lirë. Milani mbetet ende aktiv në këtë merkato vere pasi kuqezinjtë kërkojnë një qendërmbrojtës, një anësor të majtë dhe një qendërsulmues. Në lidhje me zëvendësuesin e Oliver Giroud, dy mbetet emrat në tavolinë, Ekitike i PSG dhe Armando Broja.

Sport Mediaset
Sport Mediaset

“SportMediaset” shkruan se 21-vjeçari kërkon të rikthehet në skenë pas dëmtimit të rëndë që pësoi dhjetorin e shkuar ku këputi ligamentet e gjurit. Milani e kërkon sulmuesin kuqezi në formë huazimi me të drejtë blerje, por për momentin Chelsea ka ngritur një mur rreth Brojës. Blutë kërkojnë fillimisht të kuptojnë se do të shkojë kjo merkato vere, pasi janë shumë aktiv si në hyrje dhe në dalje. Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, ditët në vijim do të jetë përcaktuese për të ardhmen e Brojës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: